Ballina Flash

Kosovë, 1 humbje jete dhe 780 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 11 gusht/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 2.279 testime prej të cilave 780 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas raportit të fundit, një person ndërroi jetë si pasojë e COVID, ndërsa, 1.562 të tjerë janë shëruar.

Po ashtu, sipas raportit janë 7.221 raste aktive me COVID-19.

Ndërkohë, brenda 24 orëve 58 persona kanë marrë vaksinën anti-COVID.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: Do punojmë për qeveri teknike
Artikulli tjetërGjiknuri: Nis puna për ndërtimin e Automotoparkut të Elbasanit