Ballina Flash

Një figurinë e Zelenskyt edhe për bamirësi

BRUKLIN, 11 gusht /ATSH-ANSA/ – Një firmë dizajni me qendër në Bruklin (SHBA) e ka transformuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në një figurinë prej balte, rreth 15 centimetra e lartë, që përfaqëson heroin e pamundur.

”Për çdo copë të shitur, shifra prej një dollarësh do të shkojë në Ukrainë”, sipas ”The Guardian”.

Kompania FCtry nisi një fushatë për të financuar prodhimin dy javë më parë duke arritur objektivin e saj të financimit prej 30 000 dollarësh në vetëm tre orë dhe duke mbledhur më shumë se 120 000 dollarë në 15 ditë.

Prototipi i figurinës Zelensky u modelua nga artisti i Seattle, Mike Leavitt dhe do të prodhohet masivisht në plastikë në Kinë.

Dërgesa e parë pritet në mars./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjiknuri: Nis puna për ndërtimin e Automotoparkut të Elbasanit
Artikulli tjetërPlantacioni i mollëve në Dishnicë, model konkurrence si në vendet e BE-së