Ballina Flash

Ekonomi: Rikonstruktohen 9 pallate në Durrës

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ 9 pallate në Durrës me shkallë dëmi DS4 janë rikonstruktuar totalisht.

Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi u shpreh sot se, procesi i rindërtimit në bashkinë Durrës po vijon sipas planifikimit.

“Rikonstruksioni i pallateve të dëmtuara mbetet prioritet i punës së përditshme, derisa çdo familje e dëmtuar nga tërmeti, të rikthehet në shtëpitë e tyre”, theksoi Ekonomi përmes një postimi në rrjetet sociale.

“9 pallate me shkallë dëmi DS4 janë rikonstruktuar totalisht dhe dhjetëra familje janë rikthyer në banesat e tyre, por puna vazhdon edhe për rehabilitimin e 13 pallateve të tjera”, nënvizoi Ekonomi.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKumbaro: 23 km shtigje të Parkut Kombëtar të Llogorasë, të pastruara dhe me sinjalistikë
Artikulli tjetërTurqia dërgon anije tjetër shpimi për gaz  në Mesdhe