Ballina Flash

Rikonstruktohen dy rrugë në Durrës

TIRANË, 2 gusht/ATSH/ Bashkia e Durrësit po vazhdon investimet për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore, duke lehtësuar kështu jetën e banorëve.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako inspektoi sot punimet që po kryhen në rrugën “Frang Bardhi”, e cila sapo është asfaltuar së bashku me një pjesë të rrugës “Mbreti Pirro”.

Sako bisedoi edhe me banorët e zonës të cilët kishin si kërkesë kryesore rikonstruksionin e këtyre rrugëve.

Sipas saj, rehabilitimi i tyre përfshin sistemimin e kanalizimeve, asfaltimin në një sipërfaqe 1046 metër katror, 390 metër katror trotuare ndërkohë që do të vendosen sinjalistikat horizontale dhe vertikale, pemë, stola dhe ndriçimi me teknologji LED.

“Rikonstruksioni i këtyre rrugëve lehtëson lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve dhe i shërben banorëve të kësaj zone”, tha ajo.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKote në Kakavijë: Masa të shtuara dhe shërbime të shpejta për qytetarët
Artikulli tjetërMM: 361 vatra zjarri të shuara gjatë korrikut