Ballina Aktualitet

MM: 361 vatra zjarri të shuara gjatë korrikut

TIRANË, 2 gusht /ATSH-I.Vata/ Ministria e Mbrojtjes deklaroi sot se gjatë muajit korrik, janë shuar në të gjithë territorin e vendit 361 vatra zjarri.

Ministria e Mbrojtjes njofton se, “Forcat Operacionale, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile u janë përgjigjur në kohë të shpejtë të gjitha thirrjeve për ndërhyrje, duke shmangur pasoja më të rënda në mjaft prej këtyre zjarreve të ndezura”.

“Në një pjesë të operacioneve është dashur edhe ndërhyrja nga ajri, e cila ka qenë e menjëhershme. Shqipëria i është drejtuar Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Evropiane, në kuadër të të cilit pala greke i është përgjigjur në kohë rekord, me avionë për shuarjen e zjarreve në ishullin e Sazanit, bashkinë e Dropullit apo edhe në Finiq”, thuhet në njoftimin e për shtyp të Ministrisë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRikonstruktohen dy rrugë në Durrës
Artikulli tjetërZhupa: Institucionet t’i japin përgjigje zyrtare deklaratave të Richard Hodges