KROTONE, 26 korrik /ATSH-DPA/ – Policia italiane arrestoi 12 persona në një aksion kundër anëtarëve të mafias ”Ndragheta”.
”Midis të arrestuarve ishin biznesmenë dhe anëtarë të dyshuar të organizatës famëkeqe kalabreze të ‘Ndrangheta”-s, deklaroi policia financiare italiane.
”Tetë prej tyre u arrestuan, ndërsa katër u caktua në arrest shtëpiak. Janë sekuestruar 27 kompani dhe 31 prona me një vlerë totale prej 32 milionë euro. Ndër kompanitë, një ishte me bazë në Slloveni dhe një në Rumani”, thuhet në deklaratën e policisë.
Sipërmarrësit thuhet se kanë bashkëpunuar ngushtë me anëtarët e mafies në industrinë e ndërtimit dhe shitjen me shumicë të sendeve ushqimore.
Operacioni i quajtur ”Planifikimi”, u parapri nga dy vite hetime dhe përfshiu policinë antimafia të DIA-s dhe policinë financiare të rajonit të Kalabrisë.
”Ndrangheta” konsiderohet grupi mafioz më i fuqishëm në Itali dhe fiton miliarda me trafikun ndërkombëtar të drogës./ /os/























