Ballina Bota

BAKU – Petkov dhe Aliyev diskutojne furnizimet shtese azere me gaz per Bullgarine

BAKU, 22 korrik / ATSH – BTA / – Kryeministri në largim Kiril Petkov diskutoi me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev mundësinë e furnizimit të Bullgarisë me sasi shtesë të gazit azerbajxhanas, përveç atyre të planifikuara për interkonjeksionin e ri Greqi-Bullgari.

Ministrat e Energjisë të të dy vendeve do të diskutojnë detajet e furnizimeve të reja të mundshme, sipas bisedimeve mes kryeministrit bullgar dhe presidentit të Azerbajxhanit.

Petkov dhe Aliyev zvilluan një një takim dypalësh dhe një darkë pune.

Gjatë vizitës së tij në Baku, kryeministri Petkov zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të Azerbajxhanit që kanë marrëdhënie biznesi me kompanitë bullgare dhe u njoh me planet e tyre aktuale.

Gjithashtu u konstatua se qarkullimi tregtar mes dy vendeve është rritur, pasi ka mundësi të reja në eksportin e plehrave kimike nga rajoni i Detit Kaspik dhe në importin e produkteve kozmetike ushqimore dhe vajrave esenciale nga Bullgaria. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama me kryebashkiakët: Të financohet shkolla e minoritetit grek në Dropull
Artikulli tjetërFOKUS – Ukraina: Marrëveshje për eksportet e grurit vetëm me OKB-në dhe Turqinë, jo Rusinë