TIRANË, 19 korrik /ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve ka qenë një prej institucioneve që janë prekur nga sulmi kibernetik që iu bë vendit tonë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton qytetarët se denoncimet mund t’i depozitojnë pranë zyrave të KPK, me postë ose dorazi, brenda orarit zyrtar, e hënë-e enjte 8:30-17:00 dhe e premte 8:30-14:30.
Gjithashtu, KPK ka njoftuar se ka vënë në dispozicion të qytetarëve dy faqe online ku mund të informohen.
Kështu KPK ka faqen e saj online në Twitter https://twitter.com/KomisioniKPK si dhe faqen në Instagram https://www.instagram.com/kpk.al/.
Më herët Kryeministria njoftoi se, “Kundërofensiva e AKSHI-t dhe aleatëve ndaj sulmit kibernetik po ecën me ritme të shpejta dhe në përputhje me planin e emergjencës”,.
Kryeministria theksoi se, “pas një pune të jashtëzakonshme, prej 96 orësh pa pushim, nga ekipi i inxhiniereve dhe ekspertëve IT të AKSHI-t, ndihmës së skuadrës së Microsoft DART (Detection and Response Team) dhe partnerëve të “Jones Group International”, po kthehemi në normalitet”.
/r.e/





















