TIRANË, 19 korrik /ATSH/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Peter Zingraf.
Meta u shpreh se vizita e ambasadorit përkoi me një ditë të shënuar për Shqipërinë, hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Përkrahja dhe mbështetja e Gjermanisë dhe në veçanti e Bundestagut kanë qenë thelbësore në këtë arritje të rëndësishme dhe meritojnë mirënjohje të thellë”, theksoi Meta në një postim në rrjetet sociale.
“I shpreha ambasadorit Zingraf vullnetin dhe angazhimin tim të vendosur edhe pas përfundimit të mandatit si President i Republikës, për të përshpejtuar rrugën evropiane dhe për forcimin e pareshtur të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve tona”, tha Meta.
/r.e/


















