Ballina Ekonomi

Rama: 53 familje janë strehuar në shtëpitë e reja në Baldushk

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Kantieri i rindërtimit të lagjes së re në Baldushk të Tiranës është drejt përfundimit dhe së shpejti familjet do të hyjnë në shtëpitë e reja.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga kjo lagje, ku deri tani janë strehuar 53 familje.
“Mirëmëngjes dhe nga Baldushku, ku deri tani kemi strehuar në shtëpi të reja 53 familje të prekura nga tërmeti, e tanimë po përfundojmë krejt lagjen e re edhe për familjet e tjera, ju uroj një fundjavë të mbarë”, u shpreh Rama.
Lagjja e re ofron urbanizim dhe standardet më bashkëkohore të sigurisë dhe cilësisë në ndërtim, me hapësira të bollshme banimi, zonë të gjelbëruar, trotuare dhe ndriçim si dhe shërbime pranë vendbanimit.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRafting në Vjosë-Nartë, i shtohet aktiviteteve eko-turistike të zonës
Artikulli tjetërBRUKSEL – Sistemi shëndetësor i Ukrainës fiton akses në fondet e BE-së