Ballina Ekonomi

Rama: Korça me kompleks të ri për shërbimet e transportit rrugor

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Mbi 72 mijë drejtues mjetesh do të marrin shërbime e transportit rrugor në qarkun e Korçës, në kushte dinjitoze.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale foto nga punimet në kantierin e DRSHTRR Korçë, ku po ndërtohet kompleksi rajonal tërësisht i ri.

Ky kompleks do të ofrojë shumë shpejt kushte dinjitoze për shërbimet e transportit rrugor edhe në qarkun juglindor për 72,688 drejtues mjetesh nga Bashkitë: Korçë, Devoll, Kolonjë, Maliq, Pogradec dhe Pustec.

“Kantieri i DRSHTRR Korçë, kompleksi rajonal tërësisht i ri. Shumë shpejt do të kemi kushte dinjitoze për shërbimet e transportit rrugor edhe në qarkun juglindor për 72,688 drejtues mjetesh nga Bashkitë: Korçë, Devoll, Kolonjë, Maliq, Pogradec dhe Pustec”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëshilla të shpejta për pacientët kardiovaskularë për përballimin e motit të nxehtë
Artikulli tjetërBesimtarët myslimanë falen pas 55 vitesh në xhaminë e rindërtuar të Ballijes