Ballina Bota

JAPONI – Gjendje e rëndë shëndetësore e ish-kryeministrit Abe, pas hapjes zjarr kundër tij

TOKIO, 8 korrik /ATSH-DPA/ – Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u qëllua sot në një aktivitet të fushatës elektorale në qytetin Nara, tha kryeministri Fumio Kishida.

Kishida e dënoi sulmin me fjalët më të ashpra, pasi ndërpreu një paraqitje në fushatën zgjedhore në prefekturën veriore të Yamagatas.

Ai u kthye me helikopter në rezidencën e tij zyrtare në Tokio.

”Nuk dihet ende motivi i sulmit”, tha Kishida.

Sipas raportimeve të medias, Abe u qëllua dy herë në rrugë nga një ish-pjesëtar i Forcave Japoneze të Vetëmbrojtjes. ndërsa mbante një fjalim të fushatës zgjedhore në qytetin Nara./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTRASBURG – PE: Karburanti i qëndrueshëm të bëhet standard në trafikun ajror
Artikulli tjetërLirohen hapësira publike në vijën bregdetare në Porto Romano