JOHANESBURG, 7 korrik /ATSH-AA/- Haxhiu i ardhshëm, Saheed ka ecur 3 vite në këmbë nga qyteti Cape Town i Afrikës së Jugut për të mbërritur në Mekë të Arabisë Saudite për të marrë titullin haxhi.
Saheed në një video të postuar në Twitter “Africa Facts Zone”, tha se kishte ecur tre vjet për të arritur në Mekë.
Ai tha se më 30 gusht 2018, u nis në një udhëtim nga vendlindja e tij Cape Town, më pas shkoi në Zimbabve, Zambia, Tanzani, Kenia, Sudan dhe Egjipt dhe mbërriti në Palestinë.
Ai qëndroi në xhaminë Al-Aksa për më shumë se një vit për shkak të mbylljes së kufijve gjatë shpërthimit të pandemisë së COVID-19.
Pas rihapjes së kufijve, ai mbërriti në Medine nëpërmjet Jordanisë dhe më pas në Mekë.
Saheed deklaroi se kishte planifikuar të kthehej në vendlindjen e tij në këmbë pas marrjes së titullit haxhi.
Deklarata e tij për këtë udhëtim të pazakontë tërhoqi një vëmendje të madhe nga rrjetet sociale.
Ai ka përshkuar 13 mijë kilometra në këmbë për të arritur në Mekë.
Haxhi, në vendin më të shenjtë të Islamit, Qabe, në qytetin e Mekës, është një nga pesë shtyllat e Islamit. Nga muslimanët kërkohet që ta kryejnë të paktën një herë në jetën e tyre nëse kanë mundësi për ta bërë këtë. //a.i/























