MOSKË, 6 korrik /ATSH-ANSA/ – Grupi rus i hakerëve RaHDit pretendon se ka bërë publike të dhënat personale të mijëra agjentëve sekretë të Drejtorisë të Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës (GUR), raportoi gazeta ruse ”Kommersant”.
Kartat me informacione personale janë postuar duke treguar adresat e regjistrimit, numrat e pasaportave, numrat e telefonit, numrat individualë të identifikimit, adresat e emailit dhe vendndodhjet e punonjësve të departamentit.
Vërtetësia e të dhënave nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Në kanalin Telegram të grupit, theksohet se informacioni është marrë për shkak të cenueshmërisë së infrastrukturës dixhitale GUR.
Sipas anëtarëve të RaHDit, inteligjenca ukrainase “është e përfshirë drejtpërdrejt në zhvillimin e nacionalizmit dhe sabotatorët e tyre kërcënojnë Rusinë”.
Në fillim të qershorit, RaHDit publikoi të dhënat personale të 700 punonjësve të SBU-së (shërbimet speciale ukrainase), duke plotësuar informacionin edhe mbi hobet e punonjësve./ /os/























