Ballina Flash

Antikiteti dhe arti bashkëkohor “përballen” në Muzeun Arkeologjik të Durrësit

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Një ekspozitë e veçantë është instaluar në mjediset e Muzeut Arkeologjik të Durrësit. Ekspozita e titulluar “SOUR SWEET SOIL”, mban firmën e dy artistëve Eltjon Valle and Ergys Krisiko, me kuratore Ajola Xoxën.

Ekspozita vjen si nismë e Qendrës për Artin dhe Mendimin Bashkëkohor “Harabel”, për rigjallërimin e muzeumeve dhe siteve arkeologjike, nëpërmjet ndërhyrjes së artit. Qëllimi eshtë vënia në simbiozë e artit ilir dhe artit bashkëkohor shqiptar.

“Harabel” ka lançuar një cikël të ri ekspozitash, që bëjnë bashkë kontemporanen me antikitetin.

Piktori Eltjon Valle e ka përqëndruar punën e tij në materiale “tokësore”, si terreni i rënduar nga nafta e Kuçovës, ku ai ka kaluar fëmijërinë dhe nga ku është frymëzuar. Pikturat e tij përngjasojnë me terrene planetesh të panjohur. Ndërsa skulptori Ergys Krisiko, përqëndrohet në krijimin e një hapsirë të tërthortë mendimi, ku bashkohet mitologjia me futurizmin. Kështu është krijuar dhe roboti i madh metalik i vendosur mes kolonave antike.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Hakerët rusë publikojnë të dhënat e agjentëve sekretë ukrainas
Artikulli tjetërKPA ndryshon vendimin e KPK-së, shkarkon gjyqtaren Elbana Lluri