TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-maj 2022 arritën rreth 4,4 miliardë lekë, ose 11.83 % më shumë se në periudhën janar-maj 2021.
Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), produkti “MTPL e brendshme”, në periudhën janar-maj 2022, pati një rritje prej 6.82% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.66% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërsa produkti “karton jeshil” në periudhën janar-maj 2022 pati një rritje prej 52.16% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 67.31% krahasuar me periudhën janar-maj 2021.
Produkti “sigurim kufitar” , në periudhën janar-maj 2022, pati një rritje 6.2% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-maj 2021. Edhe numri i kontratave u rrit me 9.03%. /j.p/













