Ballina Bota

COVID-19 – 130 për qind rritje e rasteve në Malin e Zi

PODGORICE, 2 korrik /ATSH-AA/ – Rastet me COVID-19 janë rritur me 130 për qind në dy javët e fundit në Malin e Zi.

Në një deklaratë nga Instituti Shëndetësor i Malit të Zi thuhet se ”rastet me COVID-19 janë rritur në vend, veçanërisht në bregdet për shkak të sezonit turistik ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve është 1 367”.

Pas rritjes prej 130 për qind të rasteve me COVID-19, institucionet shëndetësore kërkuan nga qeveria malazeze vendosjen e maskave në zonat e mbushura me njerëz.

Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje kategorisë së rrezikuar të qytetarëve që të marrin vaksinën kundër COVID-19./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbi 4 mijë pushues, shërbim falas në qendrat shëndetësore verore
Artikulli tjetërSigurimi i detyrueshëm motorik, primet arrijnë 4.4 miliardë lekë