Ballina Flash

Operacion kundër lojërave të fatit në Mallakastër, procedohen 4 shtetas

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe informalitetit, kanë vijuar të ushtrojnë kontrolle në ambiente të ndryshme në Mallakastër.

Gjatë operacionit policor të koduar “Last play”, janë evidentuar dhe goditur 3 raste të organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e lokaleve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
D. H., 19 vjeç, K. M., 39 vjeç, K. Z., 26 vjeç dhe E. L., 23 vjeç, të katërt banues në Ballsh, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në 3 lokalet në administrim të tyre, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 aparate celulare, të cilët dyshohet se shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

/m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpitali Universitar i Traumës, realizohet ndërhyrja delikate falë investimeve në teknologji
Artikulli tjetërPromovim i traditave të komunitetit egjiptian në Lezhë