Ballina Bota

AUSTRI – Hiqet vaksinimi i detyrueshëm kundër COVID-19

VJENË, 23 qershor /ATSH-DPA/-Austria do të shfuqizojë vaksinat e detyrueshme kundër koronavirusit, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Johannes Rauch.

“Askush nuk po vaksinohet për shkak të ligjit të vaksinimit të detyrueshëm”, tha Rauch, pavarësisht aplikimit të gjobës. Të mërkurën, vetëm 140 banorë në mbarë vendin kryen vaksinën e tyre të parë kundër koronavirusit.

Ligji per vaksinimet është pezulluar tashmë në Austri. “Banorët duhet të binden për nevojën e te qenit i vaksinuar. Dhe kjo mud të arrihet vetëm në baza vullnetare”, tha ai. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj për Vjosa Berishën: Linde si dielli dhe mbete lart në qiell për të mos perënduar asnjëherë!
Artikulli tjetërPolicia e Shtetit marrëveshje bashkëpunimi me policinë gjermane