Ballina Aktualitet

Gjirokastër, 328 masa administrative për shkelje rrugore

TIRANË, 21 qershor /ATSH/ Policia Rrugore e Gjirokastrës ka vijuar kontrollet, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve me dragera, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Digjital, shkeljet e konstatuara, është proceduar 1 shtetas, për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Është pezulluar 1 leje drejtimi, për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur 328 masa administrative, konkretisht: 161 masa për parakalime të gabuara; 43 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 1 masë për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit; 71 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, si dhe 44 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

Policia bën të ditur se kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSekuestrohet arsenal armësh në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari
Artikulli tjetërFOKUS – Macron refuzon dorëheqjen e kryeministres Borne