Ballina Bota

FOKUS – Macron refuzon dorëheqjen e kryeministres Borne

PARIS, 21 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron ka refuzuar dorëheqjen e kryeministres Élisabeth Borne, pasi aleanca e saj politike pësoi humbje të rënda në zgjedhjet parlamentare të fundjavës.

”Macron dëshiron që Borne të qëndrojë në detyrë dhe kështu ta mbajë qeverinë në këmbë”, theksoi pallati Elysée.

Në zgjedhjet e së dielës, fraksioni qendror i presidentit nuk mori një shumicë absolute, por vetëm një shumicë të thjeshtë, një situatë e paparë në Francë për më shumë se 30 vjet.

Sipas ekspertëve do të jetë shumë më e vështirë për Macron të shtyjë përpara axhendën e tij politike gjatë mandatit të tij të dytë.

Macron filloi bisedimet individuale me liderët e partive të përfaqësuar në parlament sot në mëngjes për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit konstruktiv ose një koalicioni.

”Këto bisedime pritet të përfundojnë të mërkurën”, sipas Elysee./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjirokastër, 328 masa administrative për shkelje rrugore
Artikulli tjetërKomisioni i Ligjeve miraton 2 projektrezoluta dhe 1 Akt Normativ