Ballina Flash

Autobusi i Këndit Amerikan Lëvizës ndalet në qytetin e Beratit

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Autobusi i Këndit Amerikan Lëvizës vizitoi ditën e djeshme qytetin e Beratit.

Ambasada e SHBA në Tiranë falënderoi të gjithë ata që morën pjesë dhe iu bashkuan ekipit  të të rinjve për të shijuar lojërat, vizitat përmes realitetit virtual në SHBA dhe një shumëllojshmëri ushqimesh amerikane të përgatitura nga nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Kristo Isak”.

“Falënderime të veçanta për Këshillin Rinor të Ambasadës sonë, Ambasadorët e Natyrës dhe ekipet e Education USA për kontributin në një vizitë të shkëlqyer në Berat”, thekson Ambasada e SHBA në një postim në rrjetet sociale.

Anëtarët e Brigadës Këshillimore të Forcave Speciale të SHBA surprizuan pjesëmarrësit me praninë e tyre dhe folën me të gjithë ata që donin të mësonin më shumë rreth përvojës dhe shërbimit të tyre ushtarak.

“Sot autobusi i Këndit Amerikan Lëvizës vazhdon udhëtimin e tij nëpër Shqipëri. Na u bashkoni në qendër të qytetit të Pogradecit nga ora 10:00-14:00 dhe në pedonalen e Korçës nga ora 18:00-20:00”, thekson ambasada e SHBA-së.

/k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBarazia gjinore, për herë të parë në Kodin e Transmetimit
Artikulli tjetërAbazoviç nxjerr detaje të reja nga projekti për urën mbi Bunë: Do lidhë 34 km plazhe, që vizitohen nga rreth 530,000 turistë në vit