TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) dhe Distretto Tecnologico Aerospaziale nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim të mëtejshëm në fushën e transportit ajror.
Memorandumi u nënshkrua gjatë konferencën të mbajtur në kuadër të projektit SKEYE, financuar nga programi ndërkufitar Interreg IPA Itali-Shqipëri-Mal i Zi.
Konferenca mbi “Inovacionin e transportit dhe mundësitë industriale në pellgun e Adriatikut” bashkoi politikëbërës, akademikë, përfaqësues të industrisë së aviacionit civil dhe partnerë të projektit nga Rajoni i Puljas, Itali dhe nga Mali i Zi.
Diskutimet kishin në fokus njohjen me kërkimet dhe teknologjinë e re të sistemeve të aplikuara në hapësirën ajrore për menaxhimin inteligjent dhe të qëndrueshëm të transportit dhe përfitimet e mëdha që rrjedhin nga përdorimi i integruar i këtyre teknologjive në jetën e tyre të përditshme.
/r.e/






















