Ballina Aktualitet

Veliaj uron Bajram Begaj: I bindur se do ta përmbushni detyrën me nder dhe profesionalizëm

TIRANË, 4 qershor/ATSH/- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen President i Republikës.

Menjëherë pas votimit të Kuvendit, përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shprehet: “Urime në detyrën tuaj të re, Z. President. I bindur se do ta përmbushni atë me nder dhe profesionalizëm”.

Më herët, Begaj mbante postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHapet Klubi Kombëtar bullgar i Medias në Kazanlak
Artikulli tjetërOsmani uron Bajram Begaj: Do punojmë që t’i sjellim vendet tona më afër BE-së