TIRANË, 4 qershor/ATSH/- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen President i Republikës.
Menjëherë pas votimit të Kuvendit, përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shprehet: “Urime në detyrën tuaj të re, Z. President. I bindur se do ta përmbushni atë me nder dhe profesionalizëm”.
Më herët, Begaj mbante postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
