TIRANË, 3 qershor /ATSH/ Italia kremton 76-vjetorin e Festës së Republikës. Me këtë rast ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci zhvilloi një pritje në ambientet e Ambasadës italiane në Tiranë.
Të pranishëm për të festuar ishin politikanë, artistë, përfaqësues të medias, trupit diplomatik etj.
Gjatë fjalës së tij, ambasadori Bucci vlerësoi marrëdhëniet italo-shqiptare si unike dhe speciale dhe se ndër shekuj ato janë forcuar në shumë dimensione.
“Italia ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë dhe ndër shekuj kemi mund të krijojmë mes nesh një lidhje të fortë, speciale dhe unike. Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin familjes evropiane. Rroftë Italia! Rroftë Republika! Rroftë miqësia italo-shqiptare”, u shpreh Ambasadori.
Në fund ambasadori Bucci ngriti dollinë e tij, duke uruar në shqip: “Gëzuar!”.
/a.a/r.e/























