Ballina Flash

Feyenoord mbërrin në Rinas: Arritëm në Shqipërinë e bukur

TIRANË, 24 maj /ATSH/ Skuadra holandeze e Feyenoord-it të Roterdamit ka mbërritur në Shqipëri.

Klubi holandez ka publikuar në rrjete sociale foto nga mbërritja e lojtarëve dhe stafit të klubit holandez në Rinas.

“Arritëm në Shqipërinë e bukur”, shkruan klubi holandez i Feyenoord në postimin e tij.
Feynoord, do të përballet nesër në orën 21:00 me italianët e Romës në stadiumin “Air Albania” për finalen e UEFA Conference League.

Më herët në rrugët e kryeqytetit kanë mbërritur edhe tifozë të shumtë holandezë dhe italianë që do të mbështesin nesër ekipet e tyre.

Ky është viti i parë që UEFA organizon Conference League, një kompeticion krejtësisht i ri evropian mes klubeve.

Gjithashtu është hera e parë që Tirana dhe Shqipëria presin një finale të një kompeticioni evropian.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKonferenca e Kryetarëve: Raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit më 30 maj
Artikulli tjetërGjykata e Lartë anëtar i asociiuar në ACA Europe