Ballina Flash

Finalja e Conference League, Mourinho: Shqipëria e meriton këtë mundësi

TIRANË, 22 maj /ATSH/ Trajneri i skuadrës së Romës, portugezi Jose Mourinho, u shpreh se Shqipëria e meriton mundësinë e organizimit të një finaleje si ajo e Conference League që do të mbahet më 25 maj në Tiranë mes Romës dhe Feyenoord-it.

“Finalja në Shqipëri është kënaqësi për mua. Një kënaqësi dyfish sepse luaj finale dhe sepse shkoj për herë të parë në një nga të paktit vende në Europë ku nuk kam luajtur kurrë”, tha Mourinho në një konferencë për mediet në një video të publikuar nga kryeministri Edi Rama.

“Kënaqësi sepse kam edhe ndonjë mik në Tiranë, një mik me rëndësi domethënëse në shoqërinë shqiptare dhe për Shqipërinë si vend”, theksoi Mourinho.

“Mendoj se vende si Shqipëria e meritojnë këtë mundësi”, nënvizoi trajneri portugez.

Për tifozët shqiptarë Mourinho u shpreh se, “ajo që pres nga tifozët shqiptarë, luan apo nuk luan Kumbulla ai është e vetmja pikë lidhëse e Shqipërisë me finalen. Ata duhet të jenë nga kjo anë. Dhe natyrisht do të jetë bukur nëse Kumbulla ngre kupën”.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFluturimi i parë saudit me ekuipazh femëror
Artikulli tjetërKIEV – Ukraina kërkon përjashtimin e Rusisë nga UNESCO-ja