Ballina Aktualitet

Rama: Krenar për Shqipërinë!

TIRANË, 19 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot një foto nga Berlini ku ndodhet për vizitë, të flamurit të Shqipërisë, përkrah flamurit të Gjermanisë dhe flamurit të Bashkimit Evropian.

“Flamuri më i bukur në botë. Krenar për Shqipërinë”, shkruan kryeministri Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

Kryeministri Rama ndodhet sot në Berlin. Kreu i qeverisë është ftuar në këtë vizitë nga fondacioni Körber-Stiftung për të marrë pjesë në një bashkëbisedim me parlamentarë të të gjitha forcave politike në Bundestag. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNë 13-24 qershor kryhen regjistrimet për kopshtet publike në Tiranë
Artikulli tjetërAhmetaj: Duhet të përgatisim kompani për t’i hedhur në tregjet e kapitalit