TIRANË 14 maj /ATSH-I.Vata/ Kryeministri Edi Rama ka falënderuar sot të gjitha ata që çdo ditë marrin pjesë në Planin Kombëtar të Pastrimit.
Rama ndau momente nga pastrimi në Kavajë, Gjirokastër, Mallakastër, Bulqizë, Klos, Përrenjas, Kuçovë dhe Kukës.
“Faleminderit për të gjithë ata që çdo ditë angazhohen në Planin Kombëtar të Pastrimit. Investimi më i sigurt për një Shqipëri të Pastër pa mbeturina të hedhura kuturu që helmon shëndetin e të gjithëve”, tha Rama.
Plani Kombëtar i Pastrimit rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë dhe ka përfshirë të gjithë territorin.
/a.a/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.





















