Ballina Bota

VARSHAVË – Konferenca ndërkombëtare e donatorëve mbledh 6.5 miliardë dollarë për Ukrainën

VARSHAVË, 5 maj /ATSH-DPA/- Në konferencën ndërkombëtare të donatorëve për Ukrainën të mbajtur në Varshavë u mblodhën 6.5 miliardë dollarë, njoftoi sot kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki.

“Liria duhet të tregojë se mbron dhe siguron njerëzit më mirë se tirania”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një deklaratë përpara konferencës, duke bërë thirrje për një version modern të Planit Marshall, një iniciativë e SHBA-së që i dha ndihmë Evropës Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore.

Kontributet synojnë të financojnë mbështetjen humanitare, të mbështesin ekonominë e Ukrainës gjatë pushtimit të Rusisë dhe të ndihmojnë në financimin e rimëkëmbjes së vendit të pasluftës.

Polonia dhe Suedia organizuan së bashku konferencën me mbështetjen e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Kombeve të Bashkuara dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pret që PBB-ja e Ukrainës të bjerë me 35% në vitin 2022 si rezultat i pushtimit rus.

Sipas FMN-së, Ukrainës do t’i duhen rreth 5 miliardë dollarë në muaj, gjatë dy deri në tre muajve të ardhshëm, për të siguruar funksionimin e qeverisë dhe institucioneve të rëndësishme shtetërore.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVËZHGIM – Pesë vende zhvendosin kryeqytetet për shkaqe natyrore, klimatike dhe demografike
Artikulli tjetërMOSKË – Rusia dëbon shtatë diplomatë danezë