Ballina Ekonomi

Eksportet drejt Zvicrës mbi 1 miliard lekë

TIRANË, 3 maj /ATSH/ Eksportet drejt Zvicrës shënuan rritje të ndjeshme përgjatë tre muajve të parë të vitit, ndërsa importet u ulën.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksportet drejt Zvicrës nga 642 milionë lekë që ishin në tre muajt e parë të vitit 2021, në tremujorin e parë të këtij viti arritën në mbi 1 miliard lekë.

Ndërkohë importet u ulën në 2 miliardë lekë, nga 2.9 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të 2021-shit.

Instituti i Statistikave bëri të ditur se, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkëmbimet tregtare shënuan rënie me rreth 400 milionë lekë.

Në total shkëmbimet tregtare për periudhën janar-mars llogariten rreth 3.1 miliardë lekë, nga 3.5 që ishin në tremujorin e parë të 2021-shit.

Shqipëria eksporton më së shumti në Zvicër, prodhimeve bujqësore, materiale ndërtimi dhe metale.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDr. Anika Dokle, në shërbim të nënave të reja dhe të porsalindurve në ditët më të vështira të sfidave
Artikulli tjetërRama: Presidenti i Ukrainës, do t’i drejtohet sot Kuvendit të Shqipërisë