Ballina Bota

FOKUS – BM dërgon ekip në Ukrainë për hetimin e krimeve të luftës

LONDER, 29 prill /ATSH-ANSA/- Britania e Madhe po dërgon një ekip ekspertësh për të bashkëpunuar me autoritetet e Kievit në hetimet për krimet e dyshuara të luftës të kryera nga trupat Rusët në Ukrainë, bëri të ditur ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss.

Sipas saj ”Moska ka kryer barbarizëm dhe mizori duke përfshirë edhe gratë dhe fëmijët.

“Është planifikuar që skuadra e ekspetëve të mbërrijë në Poloni në fillim të majit dhe të kërkojë prova duke bashkëpunuar me OJQ-të humanitare dhe dëshmi prej refugjatëve të ardhur nga lufta.

Truss u takua gjithashtu me Kryetarin e Gjykatës Penale në Hagë Piotr Hofmanski dh ei garantoi mbështetjen e Londrës për hetimet e krimeve të luftë në Ukrainë dhe në vende të tjera të botës.

Ministrja deklaroi gjithashtu se ”presidenti rus Vladimir Putin është përgjegjës për veprimet e tij dhe për komandantët në terren.

Për të mbledhur informacion rreth zinxhirit komandues Truus theksoi se ”do të përdoren edhe burime të inteligjencës britanike”. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKriteret e reja të vendosjes dhe funksionimit të stacioneve sezonale të ankorimit të mjeteve lundruese turistike
Artikulli tjetërGjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike zgjatet deri në fund të vitit