Ballina Aktualitet

Rama: Shpëtim i madh nga radhët e streset dhjetëravjeçare për një vërtetim pensioni

TIRANË, 28 prill /ATSH/ Nga data 1 maj 2022 të gjithë dokumentet e Sigurimeve Shoqërore do të ofrohen me vulë ose nënshkrim elektronik online.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se edhe ky është shpëtim i madh nga radhët e nga streset dhjetëravjeçare për një vërtetim pensioni apo për të tjera dokumente.

Shteti vjen tek qytetari, nuk shkon më qytetari tek shteti, theksoi Rama.

“Shpëtim i madh edhe ky nga radhët e nga streset dhjetëravjeçare për një vërtetim pensioni apo për të tjera dokumente sigurimesh shoqërore, të cilat tani i merr nga shtëpia çdo shqiptar, në Shqipëri apo në emigracion. Shteti vjen tek qytetari, nuk shkon më qytetari tek shteti”, u shpreh Rama në një postim.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ofron 56 shërbime përmes platformës e-Albania.

Deri tani janë marrë mbi 58 mijë dokumente duke përdorur sistemin qendror të dokumenteve me nënshkrimin elektronik. Gjatë vitit 2021 pranë ISSH janë realizuar mbi 236 mijë aplikime online për shërbime të ndryshme, pjesa më e madhe e tyre ka qenë për pensione për herë të parë, ose rreth 43 mijë aplikime.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKLP cakton drejtues të përkohshëm të Prokurorisë Tiranë, Arenc Çelën
Artikulli tjetërLiverpuli një hap larg finales së Ligës së Kampionëve