Ballina Bota

VATIKAN – Papa Françesku: Çfarë fitore ka një flamur mbi një grumbull rrënojash?

VATIKAN, 10 prill /ATSH/- Më shumë se kurre pranë Pashkëve bota ka nevojë pë paqe, deklaroi Papa Françesku nga Vatikani, shkruan BBC.

Duke folur sot në një funksion për dhjetëra mijëra njerëz në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ai tha se ”lufta ishte një çmenduri që po çonte në masakra të tmerrshme dhe mizori të tmerrshme kundër njerëzve të pambrojtur”.

Pa përmendur drejtpërdrejt Rusinë, ai pyeti: “Çfarë fitoreje ka në vendosjen e një flamuri mbi një grumbull rrënojash?”

Papa dënoi sulmet ndaj civilëve në Ukrainë, duke e quajtur zbulimin e trupave në Bucha, afër Kievit, një “masakër” dhe duke përqafuar një flamur ukrainas të “qytetit të martirëve”.

Papa shprehu gjithashtu gatishmërinë e tij për të ndihmuar në ndalimin e luftimeve në Ukrainë dhe tha se ishte gati të shkonte në Kiev. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMoska akuzon Youtube se ka bllokuar llogaritë e Parlamentit
Artikulli tjetërJa ushqimet mbrojtëse që ulin rrezikun e kancerit të prostatës