Ballina Flash

Formula 1 kthehet në Australi pas një pauze dy vjeçare

SIDEJ, 8 prill /ATSH-AA/- Australia e cila nuk është përfshirë në kalendar prej dy vitesh për shkak të pandemisë së COVID-19, do të presë garën e 3-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1.

Gara e 3-të e kampionatit, do të mbahet në pistën 5.2 kilometra që mban të njëjtin emër me qytetin Melbourne. Xhirot e renditjes të Çmimit të Madh të Australisë do të zhvillohen nesër në orën 07:00, ndërsa gara me 58 xhiro do të fillojë ditën e diel, më 10 prill në orën 06:00.

Deri më tani në garë nga një fitore kanë Charles Leclerc nga ekipi i Ferrarit dhe Max Verstappen nga Red Bull.

Klasifikimi i 5 vendeve të para për pilotët dhe ekipet janë si më poshtë:

Klasifikimi i pilotëve

1. Charles Leclerc (Monako): 45 pikë

2. Carlos Sainz (Spanjë): 33

3. Max Verstappen (Holandë): 25

4. George Russell (Britani e Madhe): 22

5. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 16

Ekipet

1. Ferrari: 78

2. Mercedes: 38

3. Red Bull: 37

4. Alpine: 16

5. Haas Ferrari: 12      /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Çel dyert në Tiranë hoteli me 5 yje, 80 vende pune si fillim
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 9 prill 2022