Ballina Flash

Parashikimi i motit, 9 prill 2022

TIRANË, 9 prill /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, vendi ynë sot do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme me origjinë perëndimore. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta dhe mesatare.

Duke filluar nga orët e pasdites shtim vranësirash gradual në të gjithë territorin deri të dendura. Në zonën e veriperëndimit moti kryesisht i vranët përgjatë gjithë ditës shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra. Në orët e mbrëmjes në këtë zonë reshjet e shiut fitojnë intensitet dhe bëhen kryesisht mesatare në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, e cila hera-herës, përgjatë vijës bregdetare do të fitojë shpejtësi deri në 10-13 m/sek duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/22 Re shi diell
Kukës 12/23 Re  diell
Lezhë 13/23 Re  diell
Dibër 8/22 Re  diell
Durrës 12/24 Diell re
Tiranë 13/24 Diell re
Elbasan 11/25 Diell re
Berat 11/25 Diell re
Vlorë 11/24 Diell re
Korcë 7/19 Diell re
Gjirokastër 9/23 Diell re
Sarandë 9/22 Diell re

 

 

                                                               

                  

           

                          

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFormula 1 kthehet në Australi pas një pauze dy vjeçare
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 09/04 2022