Ballina Bota

BRUKSEL – Von der Leyen: Kërkesa e Rusisë për të paguar gazin në rubla është shkelje e kontratës

BRUKSEL, 24 mars /ATSH-DPA/- Kërkesa e Rusisë që disa vende të paguajnë për gazin natyror dhe naftën ruse në rubla është një vendim i njëanshëm dhe një shkelje e qartë e kontratës, deklaroi sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Ky do të ishte një vendim i njëanshëm dhe një shkelje e qartë e kontratës dhe do të ishte një përpjekje për të anashkaluar sanksionet”, tha von der Leyen në fillim të një samiti të BE-së në Bruksel.

“Ne nuk do të lejojmë që sanksionet tona të anashkalohen … koha kur energjia mund të përdoret për të na shantazhuar ka mbaruar”, tha ajo. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMSHMS: 93 të infektuar dhe asnjë humbje jete nga COVID-19
Artikulli tjetërÇuçi për protestat: Arrestimet të ligjshme, nuk ka pasur dhunë nga Policia