Ballina Ekonomi

INSTAT: 53% e mallrave eksportohen në rrugë detare

TIRANË, 3 mars/ATSH/ Më shumë se gjysma e mallrave të eksportuara përgjatë muajit janar kanë lëvizur në rrugë detare.

Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), mallrat e eksportuara përmes rrugës detare zënë 53 % të vëllimit, me rrugë 32,5 % dhe me ajër 0,2 %.

INSTAT bëri të ditur gjithashtu se mallrat e eksportuara me rrugë në janar 2022 janë rritur me 44,3 %, krahasuar me janar e 2021-shit.

Ndërkohë, mallrat e importuara me det zënë 50,4 %, me rrugë 41,5 % dhe me ajër 2,9 %.

Edhe mallrat e importuara përmes akseve rrugore shënuan rritje me 20.8 %.

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin janar arriti 287,2 mijë tonë, ndërsa volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.726 mijë ton-kilometër. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShtohen flamingot në lagunën e Vainit
Artikulli tjetërBERLIN – Gjermania furnizon Ukrainën me raketa kundërajrore