Ballina Flash

Shtohen flamingot në lagunën e Vainit

TIRANË, 2 mars/ATSH – I. Vata/ Laguna e Vainit këtë fillim pranvere është mbipopulluar nga shpendë të ndryshëm, ku dallojnë flamingot, tregues i qetësisë që kanë gjetur në habitat.

Lajmi bëhet i ditur nga AKZM Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, e cila postoi foto të flamingove në lagunën e Vainit.

“Shpendët kanë populluar lagunën e Vainit. Kjo në sajë të qetësisë që kanë gjetur dhe punës që bëjnë specialistët e ADZM-Lezhë. Rritja e numrit të shpendëve në lagunë është treguesi më i mirë i shpërblimit të natyrës për qetësinë e shtuar në zonë. Flamingo (Phoenicopterus roseus) dhe bajza (Fulica atra) janë dy specie që kanë numrin më të lartë të shpendëve në lagunën e Vainit”, thuhet në njoftim.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Gjeorgjia aplikim zyrtar për anëtarësim në BE
Artikulli tjetërINSTAT: 53% e mallrave eksportohen në rrugë detare