TIRANË, 22 shkurt/ATSH/ Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati zhvilloi sot një takim në një fasoneri në këtë qytet, duke u njohur nga afër me problematikat e këtij biznesi.
Bushati u njoh me problemet e punonjësve, të cilët shqetësim kryesor kanë emigrimin e fëmijëve të tyre.
Në fjalën e tij, Bushati tha se kryefjalë e tij është ndryshimi i situatës qoftë për biznesin, por edhe për qytetarët.
“Në Shkodër ka akoma shembuj suksesi. Biznesi has çdo ditë vështirësi dhe nuk është aspak e lehtë. Kryefjala është Ndryshimi. Dhe kjo na bashkon. Kam një mision në këtë sfidë tonën, t’ia kthejmë vendimmarrjen qytetarit. Bashkia e së nesërmes do të jetë përkrahësja më e madhe e biznesit. Me një bashki për qytetarët, Shkodra do të ecë përpara”, u shpreh kandidati Bushati.
/k.s/j.p/r.e/























