TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Autoriteti Portual Durrës njoftoi se për shkak të motit të keq tragetet drejt Barit do të nisen sot në orën 19:00.
Në një njoftim për shtyp APD thekson se “të gjithë udhëtarët që kanë rezervuar lundrimin mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit, me tragetin “AF MARINA” dhe “RIGEL VII” se për shkak të situatës së motit, i cili pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, nisja sotme do të bëhet në orën 19:00 dhe jo në orën 22:00 sipas parashikimit”.
APD kërkon mirëkuptimin e udhëtarëve, të cilët duhet të paraqiten më herët në portin e Durrësit për të kryer në kohë procedurat e imbarkimit.
“Imbarkimi do të fillojë në orën 16:00 për kamionët dhe në orën 17:00 për pasagjerët. Autoritetet italiane kanë njoftuar mbylljen e përkohshme të Portit të Barit ditën e nesërme, dt. 22.02.2022 dhe për rrjedhojë do të reflektohet edhe në ndryshime apo anulime të përkohshme të lundrimeve të planifikuara nga Porti i Durrësit”, bën të ditur APD.
/k.s/a.a/r.e/























