TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe Industrisë (AmCham), Enio Jaço deklaroi sot se sistemi tatimor në Shqipëri duhet të modernizohet.
“Sistemi aktual krijon pabarazi dhe padrejtësi tek bizneset duke frenuar klimën e investimeve. Ka mbi 30 vjet që ky sistem vijon të jetë burimi kryesor i evazionit fiskal dhe jo vetëm”, u shpreh Jaço.
Sipas tij, Dhoma Amerikane ka kërkuar në mënyrë sistematike adresimin e kësaj çështjeje dhe ka hartuar një set rekomandimesh që ndihmojnë krijimin e një sistemi modern taksash me standarde bashkëkohore.
“Ne mbështesim ndryshimin e këtij sistemi njëherë e përgjithmonë për të krijuar garanci në premisa të reja dhe rregulla të ndershme”, shtoi ai.
Jaço tha se pret që rekomandimet e AmCham-it të konkretizohen nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë nëpërmjet grupeve të punës që janë krijuar dhe ku po trajtohet “Axhenda e Investimeve”.
/a.a/r.e/























