Ballina Ekonomi

Ibrahimaj: Të angazhuar për vijuar reformat strukturore, makroekonomike dhe ato fiskale

TIRANË, 16 shkurt/ATSH/ Identifikimi i sfidave dhe reformave që do të duhet të merren në lidhje me rekomandimet që do të parashtrohen nga Komisioni Evropian ishte në qendër të takimit të nivelit të lartë mes ministres së Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj me drejtoren për Ballkanin Perëndimor për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Michela Mattuela dhe përfaqësues të tjerë të BE-së.

Ibrahimaj tha se Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me ministritë e linjës është e angazhuar për vijuar reformat strukturore, makroekonomike dhe ato fiskale.

“Në takimin e nivelit të lartë me drejtoren për Ballkanin Perëndimor për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Michela Mattuela, përfaqësuesin e BE-së në Tiranë Luigi Soreca, si dhe zyrtarë të tjerë të Komisionit Evropian, në lidhje me Raportin e Reformave Ekonomike 2022-2024, i cili është miratuar dhe tashmë do të duhet të zbatohet. Qëllimi i takimit ishte identifikimi i sfidave dhe reformave që do të duhet të merren në lidhje me rekomandimet që do të parashtrohen nga Komisioni Evropian. Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me ministritë e linjës është e angazhuar për vijuar reformat strukturore, makroekonomike dhe ato fiskale, si dhe të ndjekë me përpikëri zbatimin e rekomandimeve që do të dalin nga ky proces diskutimi, me qëllim zhvillimin ekonomik dhe integrimin e vendit”, deklaroi Ibrahimaj.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInstituti për Paqen dhe Sigurinë-Ramës: Faleminderit që mirëpritët gratë afgane
Artikulli tjetërGjykata Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit: Faktet e paraqitura nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës