Ballina Bota

COVID-19 – Lauterbach: Gjermania e kaluar kulmin e valës Omicron

BERLIN, 15 shkurt /ATSH-DPA/ – Vala e madhe e infeksioneve të koronavirusit Omicron në Gjermani është ndalur dhe vendi mund të fillojë të lehtësojë masat e reagimit ndaj pandemisë, sipas ministrit të Shëndetësisë të vendit, Karl Lauterbach.

”Kulmi i valës Omicron kaloi, pak a shumë pikërisht në atë ditë që parashikova një muaj më parë”, theksoi ai.

Lauterbach së bashku me kancelarin Olaf Scholz dhe 16 kryeministrat e landeve të vendit kanë  planifikuar të diskutojnë dhe propozojnë për të hequr shumicën e kufizimeve në javët e ardhshme.

“Masat kanë funksionuar. Kjo na ka lejuar të reduktojmë ndjeshëm numrin e vdekjeve dhe ne kemi arritur ta përballojmë këtë valë Omicron shumë më mirë se vendet e tjera’’, shtoi Lauterbach.

”Incidenca shtatëditore e infeksionit në Gjermani ra të martën për të tretën ditë radhazi në 1 437,5”, raportoi instituti ”Robert Koch” për Kontrollin e Sëmundjeve./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD: Çdo ditë një mashtrim i ri nga “non grata”
Artikulli tjetërKQZ kthen për rishqyrtim regjistrimin e kandidatit të LRE-së në Durrës