Ballina Flash

PD: Çdo ditë një mashtrim i ri nga “non grata”

TIRANË, 15 shkurt/ATSH – I. Vata/ PD reagoi sot ndaj deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatit “Shtëpia e lirisë” në Shkodër.

“Çdo ditë një mashtrim i ri nga non grata. Demokratët e dinë që ai ka vetëm hallin e tij”, thuhet në deklaratën e PD-së.

“Ditë e re, mashtrim i ri. Non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e ‘Shtëpisë së Ilirit’ për hallin e tij. Non grata nuk mund të pranojë njeri tjetër prandaj kudo është ai, si kandidat, si kryetar, si udhëheqës, sa edhe Enver Hoxha do ia kishte zili. Edhe emrat e pseudokandidatëve i prezanton me foton e tij. Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet. Siç bëri kur si një frikacak tha se do votonte kundër e kur erdhi koha e votës iku si burracak. Demokratët e dinë se ai ka hallin e tij, ashtu se si edhe më 8 janar, qëllimi i tij është shkatërrimi i Partisë Demokratike. Sot çdo shqiptar e ka të qartë: nëse mbështet Berishën e Metën, mban Ramën”, thuhet në deklaratën e PD-së.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMOSKË – Parlamenti i kërkon Putinit të njohë rajonet e shkëputura të Ukrainës
Artikulli tjetërCOVID-19 – Lauterbach: Gjermania e kaluar kulmin e valës Omicron