TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ Policia e Kuçovës ka goditur 1 rast të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit, duke proceduar penalisht 2 shtetas.
Policia e Shtetit njoftoi sot se, në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë proceduan penalisht shtetasit I.B., 47 vjeç dhe A.M., 54 vjeç, të dy banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të shtetasi I.B., u konstatua duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit, loto sporti online shtetasi A.M.
Gjithashtu po nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.B., 35 vjeç, pasi gjatë natës dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit A.M., në lagjen “1 Maj”, Kuçovë, disa ushqime dhe një sasi lekësh.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.
/r.e/























