Ballina Bota

KIEV – Rutte: Holanda i ofron Ukrainës mbështetje për sigurinë kibernetike

KIEV, 2 shkurt /ATSH-DPA/ Gjatë një vizite në Kiev, kryeministri holandez Mark Rutte i ka premtuar Ukrainës mbështetje për sigurinë kibernetike.

Në një konference të përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky Rutte tha se vendi i tij ishte gati të ofronte këshilla të ekspertëve në këtë fushë.

Në janar, Ukraina u godit nga një sulm i rëndë hakerimi në faqet e internetit të qeverisë, për të cilin fajësoi Rusinë.

Rutte nuk komentoi mbi dërgesat e mundshme të armëve holandeze në Ukrainë, megjithëse ai ka sinjalizuar më parë një gatishmëri për ta bërë këtë. Zelensky tha se Ukraina i kishte dorëzuar një listë të nevojave ushtarake vendit të BE-së. Në të njëjtën kohë ai theksoi: “Ne po mendojmë vetëm për paqen”.

Vizitat si ajo e Rutte synojnë të ndihmojnë në stabilizimin e ekonomisë ukrainase, tha Zelensky. Kryeministri britanik Boris Johnson dhe kryeministri polak Mateusz Morawiecki udhëtuan në Kiev të martën dhe demonstruan mbështetjen e tyre për Zelensky.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri-Kosovë, miratohet marrëveshja për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec-Kurshevë
Artikulli tjetërShpërndahen mbi 500 pako ushqimore për zonat e thella të qarkut Shkodër