Ballina Aktualitet

Balla: Italia, mbështetëse e pakursyer e Shqipërisë në rrugëtimin evropian

TIRANË, 24 janar /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit, ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci.

Gjatë takimit Balla vlerësoi mbështetjen e pakursyer të Italisë në rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndërsa theksoi nevojën për të forcuar më tej bashkëpunimin edhe në dimensionin parlamentar.

Sipas Ballës, Italia ka qenë dhe mbetet partneri ynë kryesor, i pari në marrëdhëniet ekonomiko-tregtare dhe vendi që nuk është kursyer asnjëherë në mbështetje të transformimit të Shqipërisë nga një diktaturë, në një demokraci funksionale.

“Prita sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci. Teksa vlerësova mbështetjen e pakursyer të Italisë në rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, theksova nevojën për të forcuar më tej bashkëpunimin edhe në dimensionin parlamentar”, u shpreh Balla.

“Italia ka qenë dhe mbetet partneri ynë kryesor, i pari në marrëdhëniet ekonomike-tregtare dhe vendi që nuk është kursyer asnjëherë në mbështetje të transformimit të Shqipërisë nga një diktaturë, në një demokraci funksionale”, theksoi Balla.

“Gjatë vitit 2021 eksportet e mallrave nga Shqipëria drejt Italisë u rritën ndjeshëm, duke arritur vlerën e 155.7 miliardë lekë apo rreth 1.2 miliardë euro në vitin 2021, duke u zgjeruar me gati 270 milionë euro”, tha Balla.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Johnson: Pushtimi i Ukrainës do të thotë një Çeçeni e re
Artikulli tjetërDatat 24-26 janar, ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve