Ballina Aktualitet

Shqiptari që shërben në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, Rama ndan foton me Albin

TIRANË, 14 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, e cila po kryen stërvitje në ujërat territoriale shqiptare u takua me Albin nga Durrësi, i lindur në Florida.

Albi shërben në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”.

“Me Albin, durrsakun e lindur në Florida, që shërben në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, i cili thotë, “Amerikën e kam shtëpi, Shqipërinë e kam atdhe””, informoi kryeministri Rama.

Më herët, kryeministri Rama ndau pamje nga “Harry S. Truman”, e cila po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale, së bashku me forcat e marinës shqiptare.

j.p//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Shumica e këshilltarëve polakë japin dorëheqjen
Artikulli tjetërSHBA – Shpallet projekti 27 miliardë dollarë për rehabilitimin e urave